RRUGA “KONFERENCA E BUNJAJT”; GJAKOVË | U ARRESTUA ZANI VALA: 30 GRAMË DROGË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Rruga “Konferenca e Bunjajt”, Gjakovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Zani Vala, me moshë 26 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një qesë me lëndë narkotike me peshë 30 gramë (e njohura në qarqet e narkomanëve si Kërpudhë Magjike).
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments