top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ATHINË: DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ILIR PRODA PATI TAKIME ME PERSONALITETE TË LARTA POLICORE ME QËLLIM THELLIMIN E LUFTËS KUNDËR KRIMIT PA DALLIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 5
  • 2 min read
ree

Athinë, Greqi | Policia e Shtetit e Republikës së Shqipërisë thellon bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar.


Në kuadër të punimeve të Konferencës së 52-të Rajonale të INTERPOL-it, që u zhvillua në Athinë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe me drejtues të lartë të agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare dhe homologët e tij.


Takimin e parë tejet miqësor Drejtori Proda e zhvilloi me Presidentin e Interpolit, Gjeneral Major Ahmed Naser Al-Raisi.

 

Faleminderit z. President i Interpolit për besimin te Policia e Shtetit, për mbështetjen e madhe dhe suportin tuaj për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, veçanërisht ata që fshiheshin në Emiratet e Bashkuara Arabe.


Ju siguroj për vendosmërinë time, të Policisë së Shtetit dhe shtetit shqiptar, për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër fenomeneve kriminale globale.


Ju ftoj juve, partnerët dhe agjencitë që koordinojnë veprimet policore të mbështesni edhe më shumë Policinë e Shtetit, e cila, tashmë po vepron me profesionalizëm dhe në nivel të barabartë me policitë partnere në aspekte hetimore dhe operacionale”, deklaroi Drejtori Proda në bashkëbisedim me Presidentin e Interpolit Ahmed Naser Al-Raisi.


Vlerësoj punën dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar, si dhe vendosmërinë që tregoni për të bashkëpunuar me partnerët pa barriera, vendosmëri e cila ka krijuar një klimë besimi gjithnjë e në rritje për Policinë e Shtetit.


Këto elemente do të ndihmojnë së tepërmi në vendosjen përpara drejtësisë të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Interpoli do të vijojë të mbështesë Policinë e Shtetit për të punuar bashkërisht në luftë kundër kërcënimeve globale”, deklaroi Presidenti i Interpolit Ahmed Naser Al-Raisi në bashkëbisedim me Drejtorin Proda.


Po gjatë konferencës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda pati takime me:

1- Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, z. Valdecy Urquiza.

2- Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Kombëtare Greke, Gjeneral Lejtnant Dimitrios Mallios.

3- Menaxherin e Projektit EU4FAST WB, z. Antonio Montanaro.

4- Përfaqësues të tjerë të rëndësishëm të sigurisë publike ndërkombëtare.


Gjatë këtyre takimeve, Drejtori i Përgjithshëm Proda theksoi vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të thelluar bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh në fushat prioritare të sigurisë, përfshirë:

1- Luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit ndërkufitar.

2- Luftën kundër krimit kibernetik.

3- Goditjen e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, me fokus të veçantë rrugët nga Amerika Latine.

4- Kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

5- Forcimin e bashkëpunimit në fushën e formimit dhe shkëmbimit të ekspertizës policore.

6- Rritjen e kapaciteteve logjistike dhe profesionale të Policisë së Shtetit.


Gjithashtu, Drejtori Proda gjatë takimeve të shumta që zhvilloi gjatë ditëve të konferencës me homologët e tij, ka theksuar se fenomenet kriminale globale kërkojnë medoemos një bashkëpunim global për t’i luftuar, duke i siguruar që Policia e Shtetit  është e gatshme dhe i ka të gjitha kapacitetet burimore dhe profesionale për të thelluar akoma më tej përfshirjen e saj në skuadra të përbashkëta hetimore dhe operacionale me të gjithë partnerët, për të përmbushur me profesionalizëm detyrimet që burojnë nga misioni ynë në shërbim të qytetarëve dhe ligjit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page