top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FJALA E KANCELARIT GJERMAN FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ) E MBAJTUR NË HELSINKI | NE JEMI TË KËRCËNUAR DHE DUHET TË MBROHEMI; PUTINI NUK TREGON INTERES PËR NJË ARMËPUSHIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read

Helsinki, Finlandë | Ne jemi të kërcënuar dhe po mbrojmë veten. Nuk duhet të ketë dyshim se ne do të mbrohemi”.


Kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) e tha këtë në një konferencë për shtyp në Helsinki me homologun e tij Patteri Orpo, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga gazetarët mbi zhvillimet në Ukrainë.


Nëse Putini as nuk e pranon ndërmjetësimin e Vatikanit - përsëriti ai - kjo do të thotë se ai nuk tregon interes për një armëpushim”.


Nuk është vetëm integriteti territorial i Ukrainës që është në rrezik. Dhe nëse kjo do të ishte e gjitha, kjo do të ishte tashmë një arsye e mjaftueshme për të ndihmuar”, tha ai.


Kjo është ajo që tregon raporti i Kryeministrit tuaj, kjo është ajo që tregojnë raportet e krerëve të shteteve dhe qeverive të zonës Veriore që dëgjova dje.


E gjithë hapësira në të cilën jetojmë është në rrezik. Rendi themelor politik që vendosëm me Rusinë pas vitit 1990 po vihet në pikëpyetje.


Dhe nëse është kështu, kjo do të thotë se ka ardhur koha kur duhet të mbrohemi së bashku.


Kjo është arsyeja pse jam mirënjohës që sot jam në një vend që është bashkuar me NATO-n.


Sepse kjo tregon vullnetin e përbashkët për t'u mbrojtur kundër këtij agresioni.


Ne jemi të kërcënuar dhe po mbrojmë veten. Dhe nuk do të ketë dyshim se nën udhëheqjen time do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur veten.


Kjo është detyra absolute prioritare e çdo qeverie, përfshirë timen: të mbrojmë lirinë e vendeve tona, të territorit tonë, të popullsisë sonë.


Dhe kjo është sfida e sotme”, deklaroi kancelari Merc (Merz).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page