top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FJALA E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT MUHAMET RRUMBULLAKU E MBAJTUR SOT NË GJIMNAZIN “ISMAIL QEMALI” TË TIRANËS ME MATURANTË QË ASPIROJNË PËR T’U BËRË PJESË E POLICISË SË SHTETIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 18, 2024
  • 3 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Është kënaqësi që ndodhemi në këtë mjedis, absolutisht mes të rinjve, brezit të ri të vendit, të ardhmes së administratës shtetërore për zgjedhjen e profesioneve tuaja për të ardhmen.

 

Realisht ju mund të bëheni informaticienë të zotët, mund të bëheni mësues të zotë, mund të bëheni mjekë, infermierë, çdo lloj profesioni tjetër apo të studioni në degë të ndryshme të drejtësisë, por ne realisht ndodhemi sot me Ministrin e Brendshëm që t'iu bëjmë thirrje për të aplikuar, për të qenë pjesë e Akademisë së Sigurisë, Fakultetit të Hetimit, pasi normalisht ky vend po dhe vetë organizata e Policisë ka nevojë për rinovimin e trupës policore në tërësi, me një formim tjetër.

 

Unë mund t'ju them që Akademia e Sigurisë dhe Policia e Shtetit, përgjatë kësaj dekade, kanë bërë ndryshime cilësore progresive.

 

Realisht mund të themi që sot vendi ynë është nga vendet më të sigurta, vazhdon të jetë dhe të ecë brenda standardeve të Bashkimit Europian.

 

Mund të themi që metropolet jashtë nesh kanë problematikat e tyre të kriminalitetit, por Tirana dhe gjithë qytetet e Shqipërisë, ne garantojmë siguri për të gjithë qytetarët shqiptarë.

 

Unë mund të them që Akademia e Sigurisë, realisht pjesë e Policisë së Shtetit, tashmë është akredituar dhe certifikuar nga Agjencia e Arsimit të Lartë e Ministrisë së Arsimit.

 

Normalisht ne kemi certifikuar të gjithë programet mësimore, brenda dhe jashtë vendit dhe për herë të parë pas 3 dekadash, Policia e Shtetit, Akademia e Sigurisë bëhet pjesë e Ministrisë së Arsimit dhe konkurrohet në bazë të ligjit për arsimin e lartë.

 

Sipas shpalljes së bërë nga Ministria e Arsimit, në u-Albania do të gjeni aplikimin për Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.

 

Do t'ju kërkoja që të bëheshit pjesë e aplikimit dhe e së drejtës së studimit, për të studiuar në Fakultetin e Sigurisë, në nivelin bachelor me afat 3-vjeçar.

 

Brenda gjithë sistemit të arsimit të lartë kemi një ndryshim të ndjeshëm. Policia e Shtetit shqiptar sot është e mirëpaguar, e mirëtrajnuar, e mirëmodernizuar me të gjitha pajisjet, mjetet dhe logjistikën e duhur për t'iu përgjigjur të gjitha formave të kriminalitetit.

 

Ju thashë që është një risi e re, pasi kemi të bëjmë me një ndryshim të ligjit për Policinë e Shtetit, me mbështetjen dhe me iniciativën e Ministrit të Brendshëm, zotit Balla.

 

Me kërkesë të drejtpërdrejtë dhe mbështetjen e Kryeministrit, shumë shpejt në Kuvendin e Shqipërisë kalon edhe ligji i ri i Policisë, me të gjitha risitë.

 

Ajo çka përbën risi për çdo student që studion bachelor në akademinë e Policisë, cilido prej jush që do të bëhet pjesë do të jetë një rrogëtar.

 

Familjet tuaja nuk do të shpenzojnë. Ju do të merrni rrogën, pra do të paguheni mbi një kohë të përcaktuar në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave.

 

Unë do të dëshiroja që ju të nxisni dhe të keni ego për vete, por dhe të nxisni bashkëmoshatarët tuaj për të qenë pjesë e Akademisë së Sigurisë.

 

Nëpërmjet bashkëbisedimit dhe pyetjeve do t'ju themi dhe për faza të tjera jashtë U-Albanias, që të jeni të qartë përsa i përket formularëve A1, A2 dhe A3 për t'iu dhënë shpjegimet e duhura për të ndjekur hapat që dëshironi.

 

Mes jush kemi dhe individë pjesë e Policisë së Shtetit, të cilët deri më sot kanë qenë pjesë e nivelit zbatues të Policisë, punonjës të shërbimit të patrullës së përgjithshme, të cilët kanë mbaruar Kolegjin Policor, kanë punuar dhe kontribuar në Policinë e Shtetit në nivelin e patrullës së përgjithshme, 3 deri në 5 vjet, kanë studiuar bachelorin dhe pas 5 apo 8 vitesh ngrihen në nivelin për t’u bërë specialistë të mirë të hetimit.

 

Çfarë do të thotë niveli bachelor dhe grada “Nënkomisar” në Policinë e Shtetit? Do të thotë që kemi të bëjmë që jeni oficer i policisë gjyqësore, njësoj si gjithë kolegët apo cilido prej jush që do studiojë nesër në Fakultetin e Drejtësisë, pra të drejtën e juridikut.

 

Jeni të mirëpritur në organizatën e Policisë.

 

Faleminderit!

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page