top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FILLOI PARADA NË SHESHIN E KUQ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 9, 2023
  • 1 min read

Kundër nesh është nisur një luftë e vërtetë, dhe kjo për shkak se Perëndimi “dëshiron t'i diktojë rregullat e tij botës”, tha z. Putin, gjatë fjalimit të mbajtur në ditën e fitores. Parada e fitores ka filluar në Sheshin e Kuq, në Moskë. "Një luftë e vërtetë është bërë kundër Rusisë, por ne e kemi mundur terrorizmin- kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në fjalimin e tij për Ditën e Fitores. Në videon live të shfaqur nga RIA Novosti, lideri i Kremlinit është ulur mes dy veteranëve shumë të dekoruar. Perëndimi "provokon konflikte të përgjakshme", mbjell farat e "rusofobisë" dhe pretendon se "t’u diktojë rregullat e tij të gjitha kombeve". Kështu tha presidenti rus. Ukraina është bërë peng në duart e Perëndimit, tha presidenti rus, dhe elitat perëndimore kanë harruar se cilat ishin pasojat e pretendimeve naziste për të dominuar botën. Presidenti rus Vladimir Putin e mbylli fjalimin e tij në Sheshin e Kuq duke lavdëruar fitoren. Asgjë nuk është më e fortë se uniteti ynë, tha ai.

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page