FERIZAJ | BLERIM MURATI U ARRESTUA; NARKOTIKË + ARMË ZJARRI + MUNICION; OPERACIONI POLICOR I KODUAR “PISHINA”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Ferizaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Blerim Murati, me moshë 36 vjeç.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në mbajtje narkotikësh, armësh zjarri, municion luftarak, të cilat, iu gjetën gjatë kontrolleve policore në objekte në zotërimin e tij, të kryera gjatë operacionit policor të koduar “Pishina”.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
2- “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments