FERIZAJ | SHQIPRIM LLUGAXHIU U ARRESTUA; I PËRFSHIRË NË SHKELJE PENALE TË PARASHIKUAR SI “MARRJA NË POSEDIM E PASURISË SË LUAJTSHME” E LIDHUR ME AUTO-OFIÇINËN “LENDI”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 26
- 1 min read

Ferizaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Shqiprim Llugaxhiu, me moshë 25 vjeç, banues në Shtimje.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në marrjen pa leje të një automjeti të markës “VW Golf 6”, me ngjyrë e zezë, te auto-ofiçina “Lendi”.
Policia vendore pasi kreu veprimet e parashikuara nga legjislacioni që normon veprimtarinë e saj institucionale gjeti dhe këtheu te i zoti automjetin me cilësitë identifikuese të lartparashtruara.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments