FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: NUK JANË PLANIFIKUAR TAKIME ME NEGOCIATORËT AMERIKANË.

Moskë, Federata Ruse | “Aktualisht nuk ka takime të planifikuara me të dërguarit e ShBA-ës për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe Xherëd Kashnër (Jared Kushner)”.
Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, gjatë një konferencë për shtyp, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara, veçanërisht negociatorët e tyre dhe presidenti Tramp (Trump), po punojnë për të lehtësuar një zgjidhje paqësore të krizës në Ukrainë.
“Ka shumë zhurmë mediatike për të gjithë këtë çështje tani.
Pjesa më e madhe e saj është e rreme dhe e sajuar”, - tha zëdhënësi Peskov, duke theksuar se puna për të gjetur zgjidhje për krizën po bëhet në mënyrë diskrete.
“Burime qeveritare amerikane raportuan më parë se z. Uitkof (Witkoff) dhe z. Kashnër (Kushner) diskutuan javën e kaluar një plan paqeje me katër pika me përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, i cili bën thirrje për ndërprerjen e armiqësive përgjatë vijës aktuale të frontit”, e thënë kjo sipas entit mediatik amerikan “Washington Post”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments