top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FEDERATA RUSE | NËNKRYETARI I PARTISË OPOZITARE LIBERALE JABLLAKA (YABLOKO) LEV SHLOBERG U DËNUA ME 11 VJET BURG; KRITIKOI LUFTËN NË UKRAINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 minutes ago
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Një gjyqtar në rajonin e Pskov ka dënuar nënkryetarin e partisë opozitare liberale Jabllaka (Yabloko), Lev Shloberg, me 11 vjet e një muaj burg për diskreditim dhe përhapje lajmesh të rreme rreth ushtrisë ruse”.


Kështu njoftoi enti mediatik vendor “Moscow Times”.


Nënkryetari Shloberg do të vuajë dënimin e tij në një koloni penale, sipas agjencisë së lajmeve “Mediazona”, për kritikimin e luftës në Ukrainë, të cilën ai e përshkroi në gjyqin e tij si një katastrofë për Rusinë.


Vendimi vjen pas vendimit të Gjykatës Supreme Ruse të 10 gushtit për të ndaluar Jabllaka (Yabloko) të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm.


Në deklaratën e tij përfundimtare në gjyq Lev Shlosberg përshkroi se si mijëra e mijëra njerëz janë shënjestruar në Rusi për bindjet e tyre paqësore, jo të dhunshme dhe humaniste”.


Kështu raportoi organizata joqeveritare “Amnesty International”.


Në realitet, në këtë sallë gjyqi, unë jam Federata Ruse, e cila është mbyllur në kafaz dhe po heshtet”, tha ai.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page