EURODEPUTETËT I VENË KUSHTE SHQIPËRISË QË DUHET T’I PËRMBUSHË GJER NË VITIN 2030.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 25, 2023
- 2 min read

Bruksel, Belgjikë | Të mërkurën e 24 majit 2023, eurodeputetët në Komitetin për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), miratuan raportin për Republikën e Shqipërisë, i cili ishte produkt i 52 votave pro, 5 votave kundër, dhe 10 votave abstenim. “Shqipëria ka treguar një përkushtim të thellë ndaj procesit të integrimit duke zbatuar reforma të vështira.” Rezultati i votimit të sotëm tregon se Parlamenti Evropian i njeh këto përpjekje dhe përafrimin e plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, komentoi raportuesja portugeze, znj. Isabel Santos. Europarlamentarët e panë të arsyeshme të lëshonin një përshëndetje për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe i bënë thirrje asaj të ruajë fokusin e saj në agjendën e reformave të BE-së. “Shqipëria është një partnere e besueshme e politikës së jashtme dhe mbetet një aleate e rëndësishme gjeopolitike, falë përpjekjeve të saj për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, thuhet në përmbajtjen e raportit. Prej auroparlamentarëve është mirëpritur fakti që qeveria shqiptare ka mbajtur fokusin e saj në reformat në lidhje me BE-në, ka përforcuar strukturën e saj koordinuese për integrimin evropian dhe rolin e parlamentit në procesin e integrimit në BE, duke amenduar ligjin përkatës. Përveçse sa më lart, europarlamentarët i kanë parashtruar edhe disa kërkesa qeverisë shqiptare, si më poshtë vijon: të intensifikojë përpjekjet e saj në forcimin e funksionimit të shtetit të së drejtës, gjyqësorit, luftën institucionale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Ajo duhet të garantojë lirinë e medias, të fuqizojë shoqërinë civile, të garantojë të drejtat themelore dhe të drejtat e pakicave, si dhe të forcojë bashkëpunimin e saj me institucionet e BE-së.” Në përmbajtjen e raportit i kërkohet qeverisë shqiptare të avancojë më tej agjendën e reformave të BE-së në bashkëpunim me opozitën dhe të gjitha segmentet e shoqërisë. Raporti dënon ashpër konfrontimin e qëndrueshëm politik, veprimet përçarëse dhe retorikën nxitëse nga politikanët dhe zyrtarët e nivelit të lartë, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të një kulture parlamentare konstruktive, duke nxitur konsensusin midis të gjithë aktorëve politikë. Europarlamentarët vunë në dukje se Shqipëria është shënjestruar shumë nga dezinformimi rus, dhe nga sulme të tjera hibride, dhe se duhet të forcojë mbrojtjen e infrastrukturës së saj kritike, sigurinë kibernetike, kundërdezinformimin dhe masat e tranzicionit energjetik.

___.png)



















Comments