top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ENTI MEDIATIK POLITIKO: | BRITANIA DHE SHTETET E BASHKUARA PO PËRGATITEN NË SAMITIN E SOTËM TË SHTËPISË SË BARDHË PËR TË KAPËRCYER RUBIKONIN NË LUFTËN NË UKRAINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 13, 2024
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Britania dhe Shtetet e Bashkuara po përgatiten në samitin e sotëm të Shtëpisë së Bardhë për të kapërcyer Rubikonin në luftën në Ukrainë, duke diskutuar planet për të lejuar Ukrainën të godasë objektivat brenda Rusisë me raketa të furnizuara nga Perëndimi.

 

Sipas entit mediatik Politico, marrëveshja mund të konfirmohet para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë muaj, kur udhëheqësit botërorë duke përfshirë presidentin Baidn (Biden) dhe kryeministrin britanik Starmër (Starmer) do të mblidhen në Jorkun e Ri.

 

Sipas ekspertëve ushtarakë, drita jeshile për përdorimin e raketave britanike gjithashtu mund t'u hapë rrugën ukrainasve për të lëshuar Atacms, sistemin taktik të raketave balistike amerikane.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page