top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ENTI MEDIATIK “CNN”: IZRAELI GODITI MBI 1800 NDËRTESA NË QYTETIN E GAZËS; PAMJET SATELITORE E ZBULOJNË KËTË FAKT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 13
  • 2 min read
ree

Gazë | Në javët që kur Izraeli njoftoi qëllimin e tij për të pushtuar Qytetin e Gazës, ushtria izraelite ka shkatërruar ose dëmtuar më shumë se 1800 ndërtesa brenda dhe përreth qytetit”, sipas një analize të entit mediatik “CNN”.


Pamjet satelitore të marra nga Planet Labs më 5 shtator tregojnë shkatërrime në shkallë të gjerë, kryesisht të ndërtesave të banimit, krahasuar me pamjet e marra më 9 gusht, një ditë pasi Izraeli miratoi ofensivën e re.


Pjesa më e madhe e shkatërrimit duket se është përqendruar në zonën Zeitun, në jug të qendrës së qytetit.


Në fillim të muajit shtatorit, ushtria izraelite u tërhoq nga lagjja dhe hodhi në erë një shkollë që e kishte përdorur si bazë.


Midis 9 dhe 17 gushtit, ushtria izraelite shkatërroi gjithashtu pjesë të lagjes Al-Tuffah në qytetin lindor të Gazës, ku mijëra palestinezë të zhvendosur kishin gjetur strehim.


Pak në veri të qytetit të Gazës, në Jabalia, ushtria izraelite shkatërroi më shumë se 750 ndërtesa, sipas analizës.


Gjashtë pamje satelitore të marra midis 9 gushtit dhe 5 shtatorit tregojnë se pjesa më e madhe e shkatërrimit nuk u shkaktua nga sulmet ajrore apo luftimet, por nga prishjet e ngadalta të kryera nga ushtria izraelite, bllok pas blloku, me ekskavatorë dhe buldozerë.


Një pamje i marrë më 19 gusht tregon ekskavatorë dhe buldozerë izraelitë duke shembur ndërtesa në Zeitun.


Njëzet e katër orë më vonë, një pamje tjetër i tregon ata 300 metra më thellë në lagje, duke lënë pas 26 ndërtesa të tjera të shembura dhe gjurmët e makinerive të rënda që janë bërë një tipar dallues i peizazhit të Gazës.


Më 25 gusht, të paktën 16 ekskavatorë ishin të dukshëm në bazën Zeitun të IDF-së, ndërsa prishjet ishin duke u zhvilluar aty pranë.


Midis 5 dhe 8 shtatorit, pesë ndërtesa të larta u bombarduan”, sipas z. Mahmud Basal, zëdhënës i Mbrojtjes Civile të Gazës.


Në total, ato përmbanin 209 apartamente, secila prej të cilave strehonte të paktën 20 persona gjatë kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme, që do të thotë se mbi 4100 fëmijë, gra dhe të moshuar mbetën pa strehë”, tha ai për endtin mediatik “CNN”.


Megjithatë, thekson rrjeti mediatik amerikan, edhe para se kabineti izraelit i sigurisë të njoftonte planet për ofensivën në Qytetin e Gazës, shkatërrimi ishte tashmë i dukshëm dhe i thellë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page