ENTI MEDIATIK BRITANIK “FINANCIAL TIMES”: FRANCA DHE GJERMANIA PO SHQYRTOJNË SHPËRBËRJEN E SHËRBIMIT DIPLOMATIK EVROPIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 10 hours ago
- 1 min read
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Franca dhe Gjermania po diskutojnë propozime për një reformë rrënjësore të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), strukturës diplomatike të Bashkimit Evropian të krijuar 15 vjet më parë, që synon përmirësimin e reagimit të bllokut ndaj krizave gjeopolitike”.
Kështu raportoi enti mediatik britanik “Financial Times”, duke cituar pesë zyrtarë të lartë të informuar mbi diskutimet.
Parisi, Berlini dhe kryeqytete të tjera po shqyrtojnë mundësi që përfshijnë heqjen e kompetencave të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, dhe EEAS, e cila ka një buxhet vjetor prej afërsisht 1 miliard €, dhe kthimin e tyre te Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare.
“Është e qartë se EEAS nuk po funksionon siç duhet në botën e sotme. Është jofunksionale”, tha një nga zyrtarët e cituar nga enti mediatik në fjalë, duke shtuar se problemi është strukturor dhe për këtë arsye struktura duhet të rindërtohet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments