ENTI ANTI-KORRUPSION I KËSHILLIT TË EVROPËS: SLLOVAKIA HEDH HAPA TË NGADALTË NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 20, 2024
- 1 min read
Bruksel, Belgjikë | Sllovakia deri më tani ka qenë shumë e ngadaltë për të marrë masat e nevojshme për të parandaluar korrupsionin në radhët e ekzekutivit dhe të zbatimit të ligjit.
Kështu deklaroi Greko, organi antikorrupsion i Këshillit të Evropës, duke theksuar se nga 21 rekomandimet e bëra në vitin 2019, vetëm 3 janë zbatuar plotësisht, 4 vetëm pjesërisht, dhe për 14 nuk është bërë asgjë.
Nga Strasburgu nënvizohet se përsa i përket funksioneve më të larta ekzekutive të administratës qendrore, nuk ka asnjë progres në krahasim me vlerësimin e kryer në vitin 2021.
Greko i kërkon autoriteteve të vazhdojnë me shpejtësi miratimin e një pakete masash, duke përfshirë zhvillimin të një kodi etike, i cili duhet t'i përgjigjet shumicës së rekomandimeve të tij.
Përsa i përket zbatimit të ligjit, Greko thekson se ka disa përparime, duke nënvizuar megjithatë nevojën për të miratuar masa rigoroze në disa fusha, duke përfshirë rregullsinë e kontrolleve të integritetit, kufizimet pas punësimit, dhe kontrollin e deklaratave të pasurisë.
Për shkak të progresit të ngadaltë të bërë nga vendi, Greco ka përcaktuar se autoritetet do të duhet të dërgojnë informacion mbi masat e marra deri më 31 dhjetor 2024.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






























