top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ELBASAN | OKLID EL OUEJDI (I NJOHUR ME NOFKAT “KIÇO” DHE “OLIVER” + I NJOHUR EDHE SI NIP I NJË SUBJEKTI QË NJIHET SI “TIMI I ELBASANIT”) U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; GISHT NË VRASJEN E EDMOND MËHALLËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Oklid El Ouejdi, me moshë 35 vjeç, i njohur me nofkat “Kiço” dhe “Oliver”, i njohur edhe si nip i një subjekti që njihet si “Timi i Elbasanit”.


Ai konsiderohet i përfshirë në vrasjen e:

1- Z. Edmond Mëhalla (Hyka); për shkak të një konflikti që ka pasur me të; në ambientet e njësisë së tregtimit të hidro-karbureve të emërtuar “Xhaxhi Oil”; e cila, ka lindur si pasojë e mosmarrëveshjeve tregtare për një shumë të hollash prej shtatëqind mijë (700000) €; shumë të cilën do të duhej t’ia paguante z. Mëhalla (Hyka).


Mbështetur mbi të dhënat penale paraprake dyshohet se ai është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë nga Pika e Kalimit Kufitar “Qafë Thanë” drejt territorit të Maqedonisë së Veriut, ku ka si lidhje shoqërore një nga subjektet e krimit të organizuar të njohur si “Bosi i Gërçecit” (z. Sheval Muharremi).


Z. El Ouejdi ka sipërmarrje tregtare të emërtuar “Soleil” (nga viti 2018), e cila, është e përqendruar në import-eksport, tregtim, dhënie me qira të automjeteve, etj, ...


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page