top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ELBASAN | ENIS DURO U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; PËRPLASI ME AUTOMJET ORLANDO KAMAMIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Enis Duro, me moshë 38 vjeç.


Ai konsiderohet subjekt që përplasi me automjet:

1- Z. Orlando Kamami, me moshë 47 vjeç.


Njoftim | Po ashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. D., 38 vjeç, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me automjet shtetasin O. K., 47 vjeç, i cili ndodhej në trotuar dhe më pas u konfliktuan fizikisht.


Pas konfliktit, 38-vjeçari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.


Shtetasi O. K. është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Në vendin e konfliktit u gjet dhe u sekuestrua automjeti i shtetasit E. D.; brenda tij, gjatë kontrollit, u sekuestruan 1 thikë, 1 kosore me bisht metalik, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 1 celular.


Po punohet për kapjen e shtetasit E. D, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page