ELBASAN: U ARRESTUA ZAMIR HALILI | GJYKATA E SIENËS NË ITALI E KA DËNUAR ME 7 VJET BURG PËR PLAGOSJE + DHUNË NË FAMILJE + PËRDHUNIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 12
- 1 min read

Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Zamir Halili, me moshë 50 vjeç.
Gjykata e Sienës i ka shqiptuar dënim penal (në vitin 2014) me 7 vjet heqje lirie për plagosje, dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.
Njoftim | Policia e Shtetit/Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 47”.
I dënuar në Itali, me 7 vjet burgim, për krime kundër personit dhe krime seksuale, kapet në Elbasan, 50-vjeçari.
Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore dhe i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve me partnerët italianë, nëpërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 47”, kapën në Elbasan, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Z. H, 50 vjeç.
Gjykata e Sienas, Itali, në vitin 2014, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për plagosje, dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.
Nga ky dënim atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 6 vjet e 9 muaj burgim.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 50-vjeçarit, në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments