PËRRENJAS; ELBASAN | U ARRESTUA GAZMEND OZUNI: U PËRPOQ TË DIGJTE FQINJIN ME BENZINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 10
- 2 min read

Prrenjas, Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Gazmend Ozuni, me moshë 32 vjeç.
Ai akuzohet se u përpoq të vriste fqinjin e tij të moshuar duke e djegur me benzinë.
Njoftim | Tentoi të vriste duke e djegur me lëndë djegëse benzinë fqinjin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet menjëherë pas ngjarjes, autori.
Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Prrenjasit ka shkuar për të marrë mjekim shtetasi S. O., 75 vjeç, dyshuar i djegur me lëndë djegëse, kanë kryer veprimet hetimore dhe operacionale për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. O., 32 vjeç.
Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75 vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar shtetasi S. O., 75 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments