top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EKUADOR | PRESIDENTI DANIEL NOBOA: KA 80 MIJË ANËTARË TË ARMATOSUR BANDASH KRIMINALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Kuito, Ekuador | Tetëdhjetë mijë persona të armatosur mendohet të jenë pjesë e organizatave kriminale aktive në Ekuador, sipas një vlerësimi të presidentit Daniel Noboa, i cili jep një masë të sfidës me të cilën përballen autoritetet.


Në një intervistë me entin mediatik “Radio Centro”, presidenti Noboa tha se, duke përfshirë anëtarët e grupeve të tilla si Los Koneros (Choneros), Los Lobos, Çone Killërs (Chone Killers) dhe Tiguerones, si dhe bandat e tjera kriminale, numri arrin në afërsisht 80 mijë veta të armatosur.


Policia dhe forcat e armatosura të Ekuadorit kanë gjithsej afërsisht 93 mijë veta personel. 56 mijë ose 57 mijë punonjës policie dhe afërsisht 36 mijë veta personel ushtarak.


Nëse nuk i bashkojmë forcat e nevojshme tani, do të jetë shumë e vështirë t'i luftojmë ata”, - tha presidenti Noboa, duke akuzuar administratat e mëparshme se e kanë neglizhuar sigurinë për vite me radhë.


Presidenti Noboa theksoi forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit të organizuar, veçanërisht me vendet e Mburojës së Amerikave dhe Kolumbinë.


Që nga janari i vitit 2024, Ekuadori ka qenë zyrtarisht në konflikt të brendshëm të armatosur kundër bandave kriminale që qeveria i lidh kryesisht me trafikun e drogës dhe minierat e paligjshme.


Kufiri me Kolumbinë mbetet një front i madh për krimin e drogës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page