EKUADOR | PRESIDENTI DANIEL NOBOA: FALENDEROJ ARGJENTINËN QË KLASIFIKOI TRE BANDA KRIMINALE EKUADORIANE SI TERRORISTE; LOS LOBOS + LOS KONEROS (CHONEROS) + ÇONE KILLËRS (CHONE KILLERS).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 43 minutes ago
- 1 min read
Kuito, Ekuador | “Argjentina ka klasifikuar tre organizata kriminale që veprojnë në Ekuador si terroriste”.
Kështu njoftoi presidenca ekuadoriane pas një takimi në Kuito midis presidentit Daniel Noboa dhe homologut të tij argjentinas, Javier Milei.
“Presidenti Noboa falënderoi qeverinë argjentinase për caktimin e organizatave kriminale ekuadoriane Los Lobos, Los Koneros (Choneros) dhe Çone Killërs (Chone Killers) si grupe terroriste, në mbështetje të luftës së Ekuadorit kundër krimit të organizuar ndërkombëtar”, u tha në deklaratën nga presidenca.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin bërë të njëjtën gjë në muajt e fundit, duke i cilësuar ato si organizata terroriste të huaja.
Në vitet e fundit, Ekuadori është bërë një epiqendër e re e trafikimit ndërkombëtar të drogës.
Presidenti Daniel Noboa, një aleat i presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) ashtu si presidenti Milei, vendosi orë policore dhe dërgoi ushtrinë në disa provinca.
Sipas autoriteteve, 1600 veta u vranë në Ekuador vetëm në tremujorin e parë të vitit 2026 nga organizatat kriminale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments