top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EKUADOR | 11 USHTARAKË U DËNUAN ME 34 VJET BURG PËR ZHDUKJEN E KATËR TË MITURVE GJATË OPERACIONEVE KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 2 min read
ree

Kuito, Ekuador | Gjykata Penale e Guaiakuilit, shqiptoi dënime penale për 11 ushtarë me mbi 34 vjet burg për zhdukjen me forcë të Ismael, Josué, Steven dhe Nehemias, katër djem të moshës 11 deri në 15 vjeç.


Ngjarja kriminale ndodhi një vit më parë gjatë operacioneve të sigurisë në portin kryesor të vendit të Amerikës së Jugut.


Dënimet ishin në përputhje me kërkesat proceduriale penale (pretencat) të prokurorisë të shqiptuara kundër ushtarëve të konsideruar si autorë materialë të krimit.


Pesë ushtarë të tjerë, të cilët, bashkëpunuan me prokurorinë, u dënuan me dy vjet e gjysmë burg; një nënkolonel i akuzuar për bashkëpunim, por jo i pranishëm në patrullë, u lirua nga akuzat penale.


Lajmi u raportua nga mediat kryesore të Ekuadorit.


Të miturit u zhdukën dhjetorin e kaluar në lagjen Las Malvinas, si pjesë e ofensivës ushtarake kundër krimit të organizuar të nisur nga Presidenti Daniel Noboa, i cili, kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe kishte urdhëruar patrulla ushtarake.


Sipas prokurorisë, ushtarët i ndaluan djemtë gjatë një patrulle nate, i rrahën dhe i braktisën lakuriq në qytezën rurale të Taurës, në jug të qytetit.


Një nga të miturit arriti të telefononte babanë e tyre, por ai nuk i gjeti kur mbërriti.


Disa ditë më vonë, autoritetet identifikuan katër trupa të karbonizuar si ato të djemve të zhdukur.


Në vendimin e tij, gjyqtari vendosi që patrulla i braktisi ata pavarësisht se e dinte se zona ishte e rrezikshme.


Familjet pretendojnë se djemtë ishin larguar nga shtëpia për të luajtur futboll; autopsitë zbuluan lëndime dhe mavijosje të pësuara para vdekjes së tyre.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page