top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EKUADOR | PRESIDENTI DANIEL NOBOA SHPALLI ZYRTARISHT REFERENDUM PËR BAZAT USHTARAKE AMERIKANE TË CILAT DO TË PËRDOREN PËR LUFTËN NDAJ KARTELEVE TË DROGËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 20
  • 1 min read
ree

Kuito, Ekuador | Presidenti ekuadorian Daniel Noboa ka shpallur zyrtarisht një referendum duke u kërkuar votuesve të shprehin mendimin e tyre mbi bazat ushtarake të huaja në vend.


Ai e bëri këtë me një dekret që udhëzon Këshillin Kombëtar Zgjedhor të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të organizuar ditën e referendumit, e cila, pritet të mbahet më 30 nëntor.


Iniciativa e udhëheqësit konservator Noboa është në përputhje me shtrirjen e fortë politike të krijuar që nga fillimi i mandatit të tij me administratën e Presidentit të ShBA-ës Danëlld Tramp (Donald Trump), e cila, tashmë ka rezultuar në bashkëpunim të forcuar në siguri dhe në luftën kundër trafikut të drogës.


Në këtë kuptim, referendumi synon të lejojë kthimin e pranisë ushtarake amerikane, e cila, deri në vitin 2009 kishte mbajtur një bazë të madhe të Komandës Jugore në qytetin bregdetar të Mantës, në Oqeanin Paqësor.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page