top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EKSPERTËT QË FOLËN PËR AGJENCINË E LAJMEVE ROJTËRS (REUTERS): MOSKA PO PËRGATITET TË TESTOJË NJË RAKETË TË RE BËRTHAMORE TË QUAJTUR 9M730 BUREVESTNIK E AFTË TË GODASË KUDO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 14
  • 1 min read
ree

Londër, Britania e Madhe | Moska thuhet se po përgatitet të testojë raketën e saj të re me energji bërthamore 9M730 Burevestnik, të pajisur me një kokë bërthamore, pikërisht në kohën kur Presidenti Vladimir Putin po përgatitet të diskutojë çështjen ukrainase me Presidentin e ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump), të premten”, raportoi agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters), në faqen e saj të internetit, duke cituar dy studiues amerikanë dhe një ekspert perëndimor të sigurisë.


Z. Xhefri Ljuis (Jeffrey Lewis) i Institutit Middlebury të Studimeve Ndërkombëtare dhe z. Dekër (Decker) Eveleth i organizatës kërkimore CNA arritën veçmas në vlerësimet e tyre duke studiuar pamjet satelitore të vendit të testimit për këto raketa.


Ata ranë dakord se pamjet tregojnë aktivitet intensiv në vendin e testimit Pankovo në arkipelagun Novaia Zemlia (Novaya Zemlya) në Detin Barenc, duke përfshirë një rritje të personelit, pajisjeve, anijeve dhe avionëve të lidhur me testet e mëparshme të 9M730 Burevestnik.


Ne mund të shohim të gjithë aktivitetin në vendin e testimit, i cili, përbëhet si nga sasi masive furnizimesh që mbërrijnë për të mbështetur operacionet ashtu edhe nga lëvizja në vendin ku lëshohet raketa”, tha z. Ljuis (Lewis).


Një burim perëndimor sigurie konfirmoi se Rusia po përgatitet të testojë Burevestnik-un”, shton agjencia e lajmeve.


Sipas z. Ljuis (Lewis), një provë mund të zhvillohet këtë javë, duke rritur mundësinë që ajo të eklipsojë samitin Tramp (Trump)-Putin në Alaskë.


Falë shtytjes së saj bërthamore, Burevestnik-u është i aftë të godasë kudo në botë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page