top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PUTINI DEKLAROI SE RUSIA TESTOI ME SUKSES RAKETËN BËRTHAMORE “BUREVESTNIK”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 5, 2023
  • 1 min read

ree
Presidenti rus në Klubin e Diskutimit Valdai.

Moskë, Federata Ruse | Presidenti Vladimir Putin ka njoftuar se Rusia ka testuar me sukses raketën bërthamore “Burevestnik”. Njoftimi erdhi gjatë mbledhjes plenare të mbajtur në Klubin e Diskutimit Valdai. Testimi i fundit i Burevestnik-ut, një raketë lundrimi me rreze globale, me një central bërthamor, një sistem shtytës bërthamor, u krye me sukses”, tha kreu i Kremlinit. Sipas agjencisë së lajmeve Tass, presidenti Putin tha se kishte propozuar që Rusia të anëtarësohej në NATO, por, propozimi u refuzua. Presidenti rus tha se: “Rusia nuk e filloi të ashtuquajturën luftë në Ukrainë, por, po përpiqet t'i japë fund asaj. Ai akuzoi Perëndimin për “arrogancë të tepruar. Udhëheqësi i Kremlinit deklaroi më pas se Moska “nuk po kërkon territore të reja”, se “kriza e Ukrainës nuk është një konflikt territorial”, dhe se “paqja e qëndrueshme globale do të vendoset vetëm kur të gjithë të ndjehen të sigurt dhe të dinë se mendimi i tyre respektohet. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page