EKSPERTI I SIGURISË NGRE DYSHIME MBI TË TRUMBETUARËN SI VETËVRASJE E ARBEN PJEÇIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 26, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Eksperti i Sigurisë, Fation Softa ka ngritur dyshime mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së enjtes në Durrës, ku nënkomisari Arben Pjeçi u gjet i vdekur brenda ambienteve të komisariatit.
Gjatë një interviste z. Softa, tha se: “Është e çuditshme se si nuk është dëgjuar zhurma e armës me të cilën Pjeçi pretendohet se ka vrarë veten.”
Ai shtoi më tej se: “Çudit fakti që familjarët nuk kanë mundur të marrin kontakt me viktimën dhe si pjesëtarët e tjerë në komisariat nuk ishin në dijeni për ngjarjen.”
Sipas z. Softa, kjo ngjarje duhet hetuar me themel nga grupi hetimor dhe nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore.
Z. Softa tha: “Ai hyn dhe del në komisariat. Ka edhe kontakt me të tjerë. Të gjitha zyrat me rregullore çelësin duhet ta ketë nga jashtë. Si ka mundësi që familjarët nuk e gjenin dot ku ishte? Po arma që vrau veten nuk është dëgjuar? Pse duhet të mendonte ai për të minimizuar zhurmën, kur do vriste veten? Kjo i takon grupit hetimor dhe AMP. Po të flasim për këtë, i bie që ai ka qenë në gjendje normale pastaj.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments