top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EDESA: NJË NXËNËSE SHQIPTARE U GJET E VETËVARUR | SHKAKU DYSHOHET I LIDHUR ME NJË ZHGËNJIM NË “DASHURI”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 19, 2024
  • 1 min read

Rizari, Edesa, Greqi | Një nxënëse 17-vjeçare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Rizari të Edesës.

Vajza 17-vjeçare, me origjinë shqiptare, ishte nxënëse e Gjimnazit të 2-të. Ajo u gjet e varur pasditen e së martës në shtëpinë e saj nga prindërit e saj.

Vajza u dërgua me ambulancë në spitalin e Edesës, ku mjekët që tentuan ta ringjallën, por pa sukses.

Sipas burimeve policore, e ndjera ka lënë një shënim ku shpjegonte se përse vendosi t'i jepte fund jetës.

Policia po kryen hetimet paraprake për ngjarjen. Dyshohet se shkak i vetëvrasjes u bë një zhgënjim në “dashuri”.

Emri i saj nuk është bërë ende publik.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page