DY AEROPLANË LUFTARAKË RUSË SHKELËN HAPËSIRËN AJRORE LITUANEZE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read

Vilnius, Lituani | Sot, rreth orës 18:00 sipas orës lituaneze (17:00 sipas orës shqiptare), një avion rus SU-30 dhe një IL-78 shkelën për pak kohë hapësirën ajrore lituaneze pranë kufirit midis vendit baltik dhe Oblastit të Kaliningradit.
Gjatë pranisë së tyre në hapësirën ajrore lituaneze, dy aeroplanët u shoqëruan nga dy avionë Eurofighter Typhoon të Forcave Ajrore Spanjolle.
“Këtë mbrëmje, avionë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore lituaneze.
Kjo është një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të Lituanisë.
Kjo edhe një herë konfirmon rëndësinë e forcimit të mbrojtjes ajrore evropiane”, njoftoi Presidenti lituanez Gitanas Nauseda në rrjetin social virtaual Iks (X).
“Ministria e Punëve të Jashtme - shtoi ai - do të thërrasë përfaqësuesit e ambasadës ruse për të protestuar kundër sjelljes së pamatur dhe të rrezikshme”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments