top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DURRËS | MIKEL NDOJ U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; KONSIDEROHET DORAS NË PLAGOSJEN ME ARMË TË FTOHTË (THIKË) TË SË BIJËS XHESIKA NDOJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 26
  • 2 min read

Updated: Jan 29

Pamje fotografike amatore nga vendi i ngjarjes kriminale
Pamje fotografike amatore nga vendi i ngjarjes kriminale

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Mikel Ndoj.


Ai konsiderohet doras në plagosjen me armë të ftohtë (thikë) të së bijës - znjsh. Xhesika Ndoj.


I plagosur mbeti:

1- Z. Onard Memlika, me moshë 35 vjeç (aktualisht ndodhet në Spitalin Universitar të Traumës).


Njoftim | Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.


I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).


Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Njoftim | Durrës.


Plagosi me thikë vajzën e tij, për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 56-vjeçari.


Si rezultat i kontrolleve intensive të kryera nga specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, të DVP Durrës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

-M. N., 56 vjeç, banues në Durrës.


Ky shtetas dyshohet se sot, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 12, Durrës, në rrugë, ka plagosur me thikë vajzën e tij 24 vjeçe, për motive të dobëta. Gjithashtu, 56-vjeçari ka goditur me thikë shtetasin O. M., i cili ka ndërhyrë për ta ndaluar atë, në momentin e plagosjes së vajzës.


2 shtetasit e plagosur po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, "Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër”, mbetur në tentativë dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Dorasi
Dorasi

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page