DUBAI | NIS COP28.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 30, 2023
- 1 min read

Dubai | COP28, Konferenca e Klimës e thirrur nga OKB-ja, dhe e cila arriti në edicionin e 28-të këtë vit, po fillon në Dubai. 195 vende do të marrin pjesë, dhe do t'u kërkohet të tregojnë se çfarë progresi kanë bërë në krahasim me objektivat e identifikuara në vitin 2015, nga Marrëveshja e Klimës e Parisit, kundër ndryshimeve klimatike. Nga sot dhe nesër priten fjalime nga krerët e shteteve dhe qeverive, dhe secili do të ketë tre minuta kohë në dispozicion për të folur. PARALAJMËRIMI NGA ORGANIZATA BOTËRORE METEOROLOGJIKE E KOMBEVE TË BASHKUARA. Në fillim, Organizata Botërore e Motit të OKB-së ngriti alarmin për vitin 2023, i cili do të jetë viti më i nxehtë që ka ekzistuar ndonjëherë. ATA QË MUNGOJNË NË COP28. Disa nga emrat e mëdhenj të botës do ta anashkalojnë konferencën. Mungesat e presidentëve Xhëu Baidn (Joe Biden) dhe Shi Xhinping (Xi Jinping) janë të dukshme, edhe pse SHBA dhe Kina janë prodhuesit kryesorë të gazeve serrë; Papa ka munguar edhe për arsye shëndetësore. Megjithatë ai i kushtoi një mendim COP28, dhe shkroi: “Le të tregojnë kështu fisnikërinë e politikës dhe jo turpin e saj.” PROTESTAT JASHTË VENDIT TË SAMITIT. Së bashku me COP28 filluan edhe protestat. Rreth 90 njerëz u mblodhën përpara vendit të samitit, për të demonstruar në mbështetje të politikave të ushqimit vegan, dhe për të ndikuar qeveritë që të ndryshojnë fokusin tek ushqimi. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments