top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DUBAI | BUJAR SEFA (I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR; ME STATUSIN E SUBJEKTIT QË BËN PJESË NË TË ASHTUQUAJTURIN GRUP TË STRUKTURAR KRIMINAL “RRAJA”) U ARRESTUA; PRITET EKSTRADIMI DREJT RSH-së.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe | Strukturat vendore të Policisë arrestuan për llogari të autoriteteve të Posaçme të Drejtësisë Penale të Republikës së Shqipërisë:

1- Z. Bujar Sefa (Xaka), me moshë 39 vjeç, i shpallur në kërkim policor; me statusin e subjektit që bën pjesë në të ashtuquajturin grup të strukturuar kriminal “Rraja”.


Njoftim | Policia e Shtetit.


Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, kapet 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar.


Akuzohet si drejtuesi i një grupi kriminal që ka kultivuar bimë narkotike, në Krujë, kapet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 39-vjeçari.


Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u bë e mundur kapja në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:

-B. S. alias B. X., 39 vjeç.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 23.05.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal'', "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Shtetasi B. S. alias B. X. akuzohet se ka qenë drejtuesi i një grupi kriminal, i cili në vitin 2020 ka kultivuar bimëve narkotike në fshatrat e njësisë administrative Cudhi, Krujë.


Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi po bashkëpunojnë për të kryer procedurat e ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page