top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RAMAZAN RRAJA + PLAURENT DERVISHAJ + JULIAN MEÇAJ AKUZOHEN SE HODHËN LËNDË PLASËSE TE HOTELI “VICTORIA”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 28, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Autoritetet e Posaçme të hetimit penal (SPAK) zbardhën aktin kriminal të ndodhur mbrëmjen e 30 majit 2020, ku rreth orës 22:35, një sasi lënde plasëse shpërtheu në hotelin e z. Ervin Mata (hotel i cili gjendet përballë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë).

 

Hoteli në fjalë, i emëruar “Victoria”, është në pronësi të z. Luan Mata (i ati i z. Ervin Mata).

 

Kumtohet se pas këtij akti kriminal qëndrojnë:

1- Z. Ramazan Rraja.

2- Z. Plaurent Dervishaj.

3- Z. Julian Meçaj.

 

Z. Ramazan Rraja dyshohet se ka siguruar një automjet në Durrës dhe ka dërguar një nga të afërmit e tij për ta marrë me qëllim përdorimin e tij për hedhjen e lëndës plasëse në drejtim të hotelit në fjalë.

 

Të lartpërmendurit akuzohen për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:

1-Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 152/1 dhe 25, të Kodit Penal (lidhur me episodin e datës 30.05.2020).

2-Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve shpërthyese”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278/5 dhe 25, të Kodit Penal (lidhur me episodin e datës 30.05.2020).

 

Ka rezultuar se i pandehuri Ramazan Rraja, është njëri nga personat që ka kërkuar dhe siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, dhe në vijim ka dërguar një nga të afërmit e tij me qëllim për ta marrë këtë automjet, dhe për të realizuar hedhjen e sasisë së lëndës eksplozive, në hotel ‘Victoria’ Tiranë, në pronësi të shtetasit Luan Mata, ngjarje e ndodhur më datë 30.05.2020, ora 22:35. Lidhur me këtë episod i pandehuri Ramazan Rraja akuzohet se e ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Meçaj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page