top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV | KONTAKTE KONSTRUKTIVE NË ABU DHABI POR KA ENDE SHUMË PUNË; ÇËSHTJA TERRITORIALE DUHET TË ZGJIDHET SIPAS “FORMULËS SË ENKRIXHIT” (ANCHORAGE).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Kremlini e sheh pozitivisht faktin që kontaktet trepalëshe midis Rusisë, Ukrainës dhe ShBA-ës filluan në Abu Dhabi në një mënyrë konstruktive, por ka ende shumë punë për t'u bërë”.


Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”.


Do të ishte gabim të pritej efektivitet i lartë nga kontaktet e para. Kjo është një çështje shumë komplekse, me pyetje të vështira në axhendë. Por fakti që këto kontakte kanë filluar në mënyrë konstruktive mund të shihet pozitivisht. Por ka ende shumë punë për t'u bërë”, tha ai.


Zëdhënësi Peskov shtoi se çështja territoriale është me rëndësi themelore për Moskën; e cila, do të duhet të zgjidhet sipas “Formulës së Enkrixhit” (Alaskë).


Domethënë, sipas një marrëveshjeje midis Presidentit Vladimir Putini dhe Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) që Rusia pretendon se u arrit në samitin e mbajtur në Alaskë gushtin e kaluar.


Përmbajtja e kësaj marrëveshjeje nuk është bërë publike.


Nuk është sekret për askënd, ky është qëndrimi ynë i qëndrueshëm, qëndrimi i presidentit tonë, se çështja territoriale, e cila është pjesë e ‘Formulës së Enkrixhit’, padyshim ka rëndësi themelore për palën ruse”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page