top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DROGA NË FIER: ARRESTOHET PANAJOT SHAHAJ, OSMEN MEHMETAJ | NË KËRKIM EDUART MEHMETAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 9, 2023
  • 2 min read

Fier, Shqipëri | Rezultatet e operacionit policor antidrogë të koduar “Vakumi”, lidhen së pari me sekuestrimin e 30 kilogramë kanabis sativa, plus 500 gr kokainë, dhe së dyti, me arrestimin e 2 personave dhe një tjetri të shpallur në kërkim. Konkretisht janë arrestuar z. Panajot Shahaj, dhe z. Osmen Mehmetaj, ndërsa u shpall në kërkim, z. Eduart Mehmetaj. Ata vepronin si grup kriminal, që i kishte vënë detyrë vetes, të siguronte sasi të konsiderueshme të bimëve dhe të lëndëve narkotike, me qëllim trafikimin e tyre drejt Greqisë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 1142/viti 2023. Në kuadër të këtij procedimi penal, nën drejtimin e kësaj prokurorie, strukturat e policisë në bazë të planit të posacëm operacional “Vakumi”, kanë parandaluar trafikimin e një sasie të konsiderueshmë të lëndeve narkotike, dhe bënë të mundur, goditjen e grupit kriminal, që që vepronte kryesisht në fushën e trafikimit të narkotikëve. Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë së Shtetit bazuar në informacionet kompromentuese penale të siguruara gjatë procedimit, kanë ushtruar kontroll në ambientet e banesës së z. Eduart Mehmetaj, dhe në automjetin e dyshuar që mund të bëhej trasporti i lëndës narkotike. Nga kontrolli rezultoi se në dysheme (në hapësirën e përgatitur më parë në këtë automjet), u gjetën rreth 30 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe gjysëm kilogramë lëndë narkotike kokainë. Lënda narkotike kanabis ishte e ndarë në pako të vogla, të presuara, me qëllim trafikimin drejt Greqisë. U ushtruan kontrolle në brendësi të banesës së shtetasit Eduart Mehmetaj, ku u gjetën 3 peshore elektronike, një sasi e konsiderueshme ambalazhesh për paketim, doreza plastike, makineri presimi, dhe mjete të tjera, që përdoreshin për perpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike. Në vijim të hetimeve në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Vakumi”, është bërë shoqërimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Panajot Shahaj 43 vjeç, dhe Osmen Mehmetaj 71 vjeç, të dy banues në fshatin Cakran, bashkia Fier, të dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe Shitja e narkotikeve”, dhe “Mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike”. Në vijim është brë shpallja në kërkim dhe vijon puna, për kapjen e z. Eduart Mehmetaj 41 vjeç, organizator i kësaj veprimtarie kriminale, si dhe vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e subjekteve të tjerë, bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page