top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DREJTUESI NË POLICINË E SHTETIT DORIAN MUÇA U DIPLOMUA NË AKADEMINË E UDHËHEQJES SË DEPARTAMENTIT TË SIGURISË KOMBËTARE TË SHBA-ës.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 16, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë përgëzoi sot drejtuesin në Policinë e Shtetit, Dorian Muça, Shef Sektori në Drejtorinë e INTERPOL-it në Policinë e Shtetit, Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, për diplomimin e suksesshëm në Akademinë e Udhëheqjes së Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA (DHSLA).

 

Sekretari i DHS, Alejandro Majorkas (Mayorkas), së bashku me drejtorin e Qendrave Federale të Trajnimit për Zbatimin e Ligjit (FLETC) Benxhamin C. Hafmen (Benjamine C. Huffman), i paraqitën z. Muça certifikatën e tij si i diplomuar në klasën e 20-të, të DHSLA-së, më 15 gusht 2024, në Glinko (Glynco), Xhorxhia (Georgia).

 

DHSLA ofron një mundësi unike për drejtuesit në fushën e zbatimit të ligjit dhe drejtuesit në rritje për të zhvilluar dhe përmirësuar aftësitë e tyre drejtuese.

 

Programi përdor studime të rasteve, ushtrime praktike dhe mësim autodidakt, dhe përfshin module mbi parimet e policisë së shekullit të 21-të, mirëqenien dhe qëndrueshmërinë, dhe udhëheqjen gjatë krizave.

 

Ky program dinamik dy-javor mblodhi së bashku 28 drejtues të zbatimit të ligjit dhe staf të nivelit komandues nga agjencitë në mbarë botën për të forcuar aftësitë e tyre dhe për të mësuar rreth burimeve të nevojshme për të penguar kërcënimet në zhvillim ndërsa lundrojnë në peizazhin në ndryshim të zbatimit të ligjit.

 

Ambasada e SHBA në Tiranë, Departamenti i Drejtësisë dhe FLETC shprehen krenarë që janë partnerë me Shqipërinë për të forcuar sundimin e ligjit.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page