top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT MUHAMET RUMBULLAKU PRITI NË TAKIM DREJTUESIT E IOM ALBANIA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 18, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, priti në një takim drejtuesit e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri, pjesë e Rrjetit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e thellimit të tij.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderoi IOM dhe qeveritë daneze, norvegjeze dhe britanike për mbështetjen e dhënë ndër vite për Policinë e Shtetit, veçanërisht për rritjen e kapaciteteve për ripranimin dhe menaxhimin e integruar të kufirit në Ballkanin Perëndimor, ndërsa theksoi rëndësinë e zbatimit të projekteve që synojnë përmirësime në pajisje dhe teknologji.

 

Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku nënvizoi vëmendjen që Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe Qeveria Shqiptare u kushtojnë çështjeve të migracionit, duke i trajtuar ato në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page