DREJTORESHA E SHËRBIMIT INFORMATIV SHTETËROR (SHISH) VLORA HYSENI RAPORTOI SOT NË KOMISIONIN PARLAMENTAR TË SIGURISË KOMBËTARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 17, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) Vlora Hyseni raportoi sot në komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare.
Ajo u shpreh se ka pasur akuza të pabaza kundrejt SHISH-it, ndërsa ka shtuar se nuk ka takime të dyshimta të drejtorit të Shërbimit.
Znj. Hyseni tha se është rritur bashkëpunimi me Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.
“Kemi rritur bashkëpunim dhe mbështetjen informative për agjencitë ligjzbatuese referuar kompetencës së tyre lëndore, si më SPAK, BKH, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Prokurorinë e Përgjithshme dhe institucione të tjera.
Referuar bashkëpunimit dhe informacionit të SHISH janë realizuar kundërvënie konkrete ndaj veprimtarive të jashtëligjshme si brenda dhe jashtë vendit.
Kryesisht jemi fokusuar në operacione që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, antiterrorin, spiunazhin, ku përfshihet kundërvënia ndaj aktiviteteve të shërbimeve të inteligjencës ruse, serbe dhe shteteve të tjera, me qëllime armiqësore në raport me Shqipërinë”, tha znj. Hyseni në mbledhje.
Deputeti i opozitës Ferdinand Xhaferri tha se kreu i SHISH-it po përdoret nga kryeministri Edi Rama si kryedispeçer.
“Jeni këtu bazuar në përcaktimin që ju jep Kushtetuta si krye e SHISH apo në bazë të përcaktimit që ju ka bërë kryeministri më 5 shtator 2023 duke ju quajtur si kryedispeçer e Shërbimit Shtetëror të Thashethemeve”, tha deputeti i Partisë Demokratike Ferdinant Xhaferri.
Seanca u mbajt me dyer të mbyllura për shkak se u kërkua nga znj. Hyseni, për shkak të informacioneve të ndjeshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments