top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DORËZOHET PRIGOZHINI DHE NJOFTON PËRFUNDIMIN E OPERACIONIT “MULLIRI I MISHIT”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 5, 2023
  • 2 min read

Njoftimi i bujshëm i shefit të Grupit Uagner: Më 10 maj tërhiqemi nga Bakhmuti, ushtarët tanë vdesin për shkak të Kremlinit.


Jevgeni Prigozhin (Yevgeny Prigozhin) në mëngjes kishte publikuar një video në rrjetin shoqëror Telegram, që tregonte pamjet e paraushtarakëve të vrarë: Ku është municioni ju q*fsha zotin? O Kurva, o pederastë.

Ju të poshtër qëndroni në klubet tuaja ekskluzive ndërsa njerëzit vdesin këtu


Ne kemi një deficit 70% të municioneve.

Shoigu, Gerasimov, ku m*tin është municioni?

Kreu i grupit privat mercenar Uagner, i mbështetur nga Kremlini dhe i përfshirë në luftën në Ukrainë, është tërbuar.


Në një video të postuar në kanalin e tij Telegram, Prigozhini tregoi dhjetëra ushtarë të vdekur dhe bëri komente kundër gradave të larta të ushtrisë ruse për mungesën e municioneve.

Tani më dëgjoni, o budallenj!

Këto janë trupat e baballarëve dhe bijve të dikujt.

Nëse ju budallenj nuk na jepni municion, ne do t'ju hamë zorrët kur të jemi në ferr.

Pas kësaj, Prigozhini ia përvesh drejtpërdrejt dy personave: Valery Gerasimovit, Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura dhe Sergei Shoigu, Ministërit të Mbrojtjes. Ju të poshtër qëndroni në klubet tuaja ekskluzive, fëmijët tuaj shijojnë jetën dhe vendosin video në YouTube, sulmon kreu i grupit Wagner.


Dhe përsëri vazhdon: Mendoni se jeni zotëruesit e jetës së tyre. Llogaritjet që duhen bërë janë të thjeshta: nëse na jepni municionin e duhur, do të kishte pesë herë më pak viktima. Këta burra kanë ardhur këtu si vullnetarë dhe po vdesin për lirinë tuaj. Mendoni për këtë.


Ne tërhiqemi nga Bakhmuti.


Më pas, ai e shoqëroi lirimin me fjalë edhe më të rënda: Më 10 maj, një ditë pas përvjetorit të fitores mbi nazizmin, Uagner do të tërhiqet nga Bakhmuti, duke ia dorëzuar pozicionet e saj ushtrisë ruse.


Përsëri ai iu drejtua Shoigut dhe Gerasimovit duke thënë: Unë zyrtarisht njoftoj se djemtë e mi nuk do të kishin humbje në Bakhmut pa municion. Prandaj, nga data 10 maj largohemi nga qyteti. Kemi vetëm dy kilometra përpara, por nëse nuk doni t'u jepni fitoren rusëve me pushtimin e Bakhmutit, këto janë problemet tuaja.


Prigozhin më pas rendit se si veproi Uagneri në konflikt, duke filluar nga 16 mars 2022: Kur operacioni ushtarak special nuk shkoi sipas planit, krerët ushtarakë kërkuan ndihmën e kompanisë private, e cila tre ditë më vonë e ktheu atë njësi nga Afrika. Pas verës dhe kur rusët u tërhoqën nga rajoni i Kharkivit, milicët e Uagnerit iu përkushtuan pushtimit të një linje fronti mbi 130 kilometra të gjatë.


Kështu, më 8 tetor ata filluan operacionin “Mulliri i mishit Bakhmut” me qëllim të tërheqin forcat ukrainase drejt vetes dhe kështu t'i japin ushtrisë një pushim nga Moska.


Problemi kryesor do të kishte ardhur një muaj më parë kur milicia ndaloi marrjen e municioneve. Kjo mungesë do të kishte qenë pengesa kryesore për pushtimin e Bakhmutit, të planifikuar për 9 maj.


Për respekt për përvjetorin, Uagneri do të qëndrojë ende në Bakhmut deri më 10 maj. Pastaj ne do të shkojmë në kampet tona të pasme dhe do të presim atje derisa populli rus të ketë nevojë për ne përsëri.


 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page