DITA E PAVARËSISË SË UKRAINËS: AMBASADA E SHBA NË TIRANË THA SE LUFTA E TYRE PËR LIRI DHE DEMOKRACI ËSHTË SHEMBULL PËR BOTËN!
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 24, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Ukraina feston sot Ditën e saj të Pavarësisë, ndërsa lufta me Rusinë ka hyrë në muajin e 30-të.
Më 24 gusht 2021, shteti ukrainas shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.
Ambasada e SHBA në Tiranë, shprehet se lufta e Ukrainës për liri dhe demokraci është një shembull i fuqishëm për botën.
Për nder të kësaj dite, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së Nensi (Nancy) VanHorn iu bashkua me krenari të Ngarkuarës me Punë të Ukrainës dhe Shefave të tjerë të Misionit në Shqipëri për të nderuar forcën, qëndrueshmërinë dhe shpirtin e palëkundur të Ukrainës.
Shënim | Si sot në vitin 1991, Ukraina shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik. Më shumë se tre dekada më vonë, Ukraina vazhdon të mbrojë sovranitetin e saj me guxim të pashoq.
Lufta e tyre për liri dhe demokraci është një shembull i fuqishëm për botën. Ndërsa ata qëndrojnë në këmbë përballë fatkeqësive, ne qëndrojmë me ta në solidaritet dhe shpresë.
Për nder të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së Nancy VanHorn iu bashkua me krenari të Ngarkuarës me Punë të Ukrainës dhe Shefave të tjerë të Misionit në Shqipëri për të nderuar forcën, qëndrueshmërinë dhe shpirtin e palëkundur të Ukrainës, thuhet në përmbajtjen e një shënimi të botuar në rrejtin social virtual Facebook nga ambasada e ShBA-së në Tiranë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)











































Comments