top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DITA E DYTË E SHTRIMIT NË SPITAL PËR MBRETIN KARL (CHARLES) PAS OPERACIONIT TË PROSTATËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 28, 2024
  • 2 min read

Londër, Mbretëri e Bashkuar | Mbreti, 75 vjeç, mbërriti mëngjesin e djeshëm në Klinikën e Londrës, ku ndodhet në spital edhe nusja e tij, Keit (Kate) (bashkëshortja e princit të kurorës Uilliam, e cila, iu nënshtrua një operacioni abdominal javën e kaluar).

Menjëherë pas operacionit, Mbretëresha Këmillë (Camilla), u tha njerëzve brenda klinikës se mbreti po shkonte mirë.

Shtëpia Mbretërore njoftoi diagnozën e hipertrofisë së prostatës javën e kaluar, për të lehtësuar kontrollin për këtë patologji shumë të zakonshme tek meshkujt e një moshe të caktuar, dhe përgjithësisht jo serioze, dhe këmbënguli në natyrën rutinë të kësaj procedure që prek mijëra meshkuj çdo vit.

Karli III (Charles III), i cili pasoi Elizabetën II (Elizabeth II) në muajin shtator të vitit 2022, anuloi disa angazhime publike javën e kaluar, për të pushuar.

Pas operacionit, ai do të duhet të qëndrojë për një periudhë të shkurtër rikuperimi, kohëzgjatja e së cilës nuk është specifikuar.

Princesha Keit (Kate), me moshë 42, është shtruar në Klinikën e Londrës që prej 16 janarit 2024, por patologjia nga e cila vuan nuk është bërë e ditur.

Zëdhënësit e çiftit princëror siguruan se operacioni abdominal ishte i suksesshëm, dhe kërkuan që të respektohej privatësia e tij, duke kërkuar që të dhënat e tij personale mjekësore të mbeten konfidenciale.

I vetmi lajm që ka lënë të rrëshqasë monarkia është se nuk është kancer.

Më 17 janar 2024, të njëjtat burime kishin bërë me dije se ajo do të duhej të qëndronte në spital për dhjetë deri në katërmbëdhjetë ditë.

Ajo ndoshta nuk do t'i rikthehet aktivitetit publik para fundit të marsit.

Princi Uilliam (William) nga ana e tij ka anuluar shumë angazhime derisa gruaja e tij të shërohet.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page