DISKU KOLGANTE | MISTERET E TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 28, 2023
- 1 min read
Lima, Peru | Janë mijëra artefakte unike të përhapura nëpër muzetë e shumtë të botës, të cilat, kundërshtojnë haptazi shpjegimin brenda paradigmave historike konvencionale.
Një objekt i tillë është Disku Kolgante (Disco Colgante). Ky artefakt ndodhet në Muzeun Arkeologjik Rafael Larko Herero (Rafael Larco Herero), në kryeqytetin e Perusë, Lima.
Artifakti është një disk me prerje të pllakave, që trashen drejt qendrës së tij.
Rrezet dalëse në formë harku ndahen në sektorë. Artifakti nuk ka datë (pasi është inorganik), por, ndodhet brenda një sallë që i përket kulturës Moshe (Moche). Kjo kulturë ka ekzistuar nga rreth 100 deri në 700 pas Krishtit, në bregdetin e Perusë.
Është interesante se objekti i ngjan formës së një galaktike spirale. Shenja në një nga rrezet e diskut është madje në përputhje me të kuptuarit e ditëve moderne të vendndodhjes së Sistemit Diellor brenda Rrugës së Qumështit.
Kuptimi modern i ekzistencës dhe formës së galaktikave është rreth 100 vjet i vjetër.
Vetëm kohët e fundit astrofizikanët mësuan se galaktika jonë me të vërtetë trashet drejt qendrës së saj.
A e dinte dikush në epokën para-kolumbiane strukturën e galaktikës sonë?
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments