top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DIBËR | JURXHIN SADA (BANUES NË BURREL) U ARRESTUA; KONSIDEROHET DORAS NË DJEGIEN E NJË AUTOMJETI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 1 min read
ree

Dibër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Jurxhin Sada, me moshë 25 vjeç, banues në Burrel.


Njoftim | Mat.


Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Firemen”.


Kapet dhe ndalohet autori i dytë i ngjarjes së datës 1 qershor 2025, ku në qytetin e Burrelit u dogj automjeti që ishte në përdorim nga një 30-vjeçar.


Si rezultat i kërkimeve intensive për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Firemen”, ku u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit J. S., 25 vjeç, banues në Burrel.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin E. K. (H.), 24 vjeç (i arrestuar nga policia ditën e ngjarjes), dhe kanë djegur automjetin që përdorej nga një shtetas 30-vjeçar.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page