FSHATI POCEST; MAQELLARË; DIBËR | GJYKATA E DIBRËS SHQIPTOI MASË SIGURIMI VETJAKE “SHTRIMI I PËRKOHSHËM NË NJË SPITAL PSIKIATRIK” PËR IRLES SULËN; PLAGOSI ME THIKË TË ËMËN NEXHMIE SULA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 5
- 2 min read

Fshati Pocest, Maqellarë, Dibër, Shqipëri | Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër shqiptoi masë sigurimi vetjake “Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik” për:
1- Z. Irles Sula.
Ai konsiderohet doras në plagosjen me thikë të së ëmës:
1- Znj. Nexhime Sula (drejtoreshë shkolle), me moshë 50 vjeçe.
Njoftim | Lidhur me çështjen penale Nr. 62 Akti datë regjistrimit 04.08.2025 me objekt: “Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim H.S”, akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’ parashikuar nga neni 88/2 të Kodit Penal.
Gjykata në përfundim të shqyrtimit, me Vendimin nr.62, datë 05.08.2025:
VENDOSI:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën i personit nën hetim H. S. (i biri i B. dhe N., i datëlindjes xx.10.1999), i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.
3. Caktimin e masës së sigurimit personal “Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik”, parashikuar nga neni 239, i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim H.S., dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.
4. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për ekzekutimin e këtij vendimi.
5. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të arsyetuar të tij.
U shpall në Peshkopi, sot më dt 05.08.2025.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments