FSHATI POCEST; MAQELLARË; DIBËR | IRLES SULA U ARRESTUA; KONSIDEROHET DORAS NË PLAGOSJEN ME ARMË TË FTOHTË (THIKË) TË SË ËMËS NEXHMIE SULA (DREJTORESHË SHKOLLE).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

Fshati Pocest, Maqellarë, Dibër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Irles Sula, me moshë 26 vjeç.
Ai konsiderohet doras në plagosjen me thikë të së ëmës:
1- Znj. Nexhmie Sula, me moshë 50 vjeçe.
Njoftim | Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Pocest, Maqellarë, kishte ndodhur një konflikt në familje, menjeherë kanë shkuar në adresën e marrë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I.S., 26 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen N.S., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Mjeti prerës (thikë), është sekuestruar në cilësinë e provës, kurse materialet procedurale të rastit iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント