top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DIBËR | U ARRESTUAN ELSI KUCA (DAUTI) DHE ALEKSANDËR TOTA (BANUES NË FSHATIN BLLIÇË DHE NË FSHATIN FUSHË-ALIE) | ARMË ZJARRI + DROGË; OPERACIONI POLICOR I KODUAR “MESNATA”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 4
  • 2 min read
ree

Dibër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Elsi Kuca (Dauti), 26 vjeç, banues në fshatin Blliçë.

2- Z. Aleksandër Tota, 22 vjeç, banues në fshatin Fushë-Alie.


Njoftim | Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të operacioneve policore me objektiv identifikimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, si dhe mbajnë apo shesin lëndë narkotike duke cenuar sigurinë e qytetarëve, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Mesnata”.


Si rezultat, shërbimet e Policisë, në fshatin Sllovë, kanë ndaluar automjetin tip “Peugeot”, që drejtohej nga shtetasi E. K. (D), 26 vjeç, banues në fshatin Blliçë dhe pasagjerin, shtetasin A. T., 22 vjeç, banues në fshatin Fushë-Alie.


Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjet e fshehur në trup një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.


Po në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesat e këtyre dy shtetasve, ku, në banesën e shtetasit A. T., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 25 copë fishekë, të cilët i mbante pa leje.


Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:


• E. K. (D), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


• A. T., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page