DHUNOHET SHEFI I POLICISË BASHKIAKE NË BULQIZË | POLICIA IDENTIFIKOI DHE SHPALLI 3 NË KËRKIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 21, 2023
- 1 min read

Bulqizë, Shqipëri | Shefi i Policisë Bashkiake të Bulqizës, është dhunuar nga tre persona, të cilët, prej autoriteteve vendore të hetimit dhe të goditjes së krimit janë identifikuar në kohë rekord, dhe janë shpallur në kërkim policor.
Ngjarja kriminale ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë – Fushë Bulqizë, ku janë konfliktuar dhe goditur me grushte me shefin e policisë bashkiake.
Në lidhje me këtë ngjarje kriminale Policia e Shetit ka lëshuar edhe një njoftim publik, me tekstin e mëposhtëm: “Goditën me grushte, për shkak të detyrës, shefin e Policisë Bashkiake Bulqizë, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 3 autorët e dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit F. T., 45 vjeç, D. T., 18 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, të tre banues në Bulqizë.
Këta 3 shtetas, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., 35 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë shef i Policisë Bashkiake Bulqizë.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox.









___.png)




























Comments