top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DEPUTETËT E KOMISIONIT HETIMOR RANË DAKORD BASHKARISHT PËR TË SHPËRBLYER VETEN ME NJË RROGË SHTESË | MOTIVACIONI: U KËPUTËN NË BYTHË NGA PUNA E RËNDË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 23, 2024
  • 2 min read

Updated: Jul 24, 2024

ree

Tiranë, Shqipëri | Deputetët e shumicës dhe të pakicës kundërshtare në Komisionin Hetimor parlamentar të ngritur për Sistemin TIMS nuk ishin dakord për të miratuar një raport të vetëm, por ata ishin të gjithë dakord për të bashkuar votat me qëllim që ta shpërblenin veten me një rrogë shpërblim, për shkak të orëve të zgjatura në krye të detyrës.

 

Duke ju falënderuar për punën, propozimi është për të marrë një vendim të ndërmjetëm për të marrë një pagë shpërblim për shkak të orëve shtesë”, tha deputeti Salianji, propozim i cili u miratua nga të gjithë anëtarët e Komisionit Hetimor.

 

Komisionit Hetimor miratoi me votat e subjektit politik pushtetmbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë raportin e shumicës politike, ndërsa rrëzoi raportin e pakicës kundërshtare.

 

Deputeti Salianji u shpreh se raporti i tyre do të jetë në Kuvend si një mendim i shprehur nga pakica.

 

Duke ju njohur ne këtë komision hetimor, ju do të donit të ishit në anën e ligjit, por nuk ju kanë lënë. Do të bëheni pjesë e historisë së komisioneve hetimore për shkak se ky komision bëri gjetje që përtej parashikimeve që kishim në kërkesat fillestare”, tha deputeti i Partisë Demokratike Salianji.


Emrat e deputetëve të subjekteve politike Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) dhe Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) që shpërblyen veten me nga një rrogë shtesë (afërsisht 3 mijë €) janë:

1- Z. Ervin Salianji  - Kryetar i Komisionit parlamentar.

2- Z. Toni Gogu - Nënkryetar PS.

3- Z. Nasip Naço - Anëtar PS.

4- Znj. Blerina Gjylameti - Anëtare PS.

5- Znj. Etilda Gjonaj - Anëtare PS.

6- Z. Xhemal Qefalia - Anëtar PS.

7- Znj. Antoneta Dhima - Anëtare PS.

8- Z. Bardhyl Kollçaku - Anëtar PS.

9- Z. Denis Deliu - Anëtar PS.

10- Znj. Lindita Metaliaj - Anëtare PD.

11- Z. Lefter Gështenja - Anëtar PD.

12- Z. Asllan Dogjani - Anëtar PD.

13- Z. Ramadan Lika - Anëtar PD.

14- Z. Luan Baci - Anëtar PD.

15- Znj. Elda Hoti - Anëtare PD.

 

Kundra ska, miratohet! Anëtarët e Komisionit Hetimor TIMS.


Të fala me shëndet shqiptarëve varfanjakë!

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit



 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page