DEPUTETJA E PDSH-së ZHENI GJERGJI DENONCOI SE KLIMA NË QYTETIN E ELBASANIT ËSHTË NDIKUAR NGA PROCESET E KOMPANISË KURUM DHE SE KJO E FUNDIT KA NDIKUAR NË RRITJEN E PERSONAVE TË SËMURË ME KANCER.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 13, 2024
- 1 min read
Elbasan, Shqipëri | Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë Zheni Gjergji ka reaguar ashpër lidhur me pretendimin e z. Ilir Bejtja se klima në qytetin e Elbasanit nuk është ndikuar nga proceset e kompanisë Kurum, duke argumentuar se kjo e fundit ka ndikuar në rritjen e personave të sëmurë në zonë.
Në një postim në rrjetet sociale virtuale, deputetja Gjergji u shpreh se numri i rasteve të reja me kancer në Qarkun e Elbasanit gjatë periudhës 2016-2019 sipas ISHP, në raport me popullatën është i lartë.
Deputetja Gjergji i referohet një tabelë të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), e cila tregon një rritje të konsiderueshme të rasteve të reja me kancer në Qarkun e Elbasanit gjatë periudhës kohore që përkon me vitet 2016-2019.
Deputetja Gjergji argumenton se kjo rritje është e lidhur ngushtë me aktivitetet e Kompanisë Kurum dhe ndotjen që ajo shkakton.
“Si guxoni të thoni se klima në Elbasan është e aftë të përballojë mbetjet toksike që prodhohen nga Kurum?” tha deputetja Gjergji, duke theksuar se mungesa e transparencës dhe monitorimit nga Bashkia e Elbasanit ka kontribuar në këtë situatë alarmante.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments