DEPUTETI SHAIP KAMBERI BËRI THIRRJE PËR PROTESTË KUNDËR SHKELJES DHE PËRDHOSJES SË TË DREJTAVE TË PAKICËS SHQIPTARE NË SERBI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 6, 2024
- 1 min read
Preshevë | “Po bëhen 22 vite nga fillimi i betejës politike për integrimin e shqiptarëve e 11 vite nga hartimi e aprovimi i Planit 7 pikësh.
Shqiptarët po vazhdojnë të mbeten pakica më e shkelur, më e shtypur e më e diskriminuar në vend.
Përtej përpjekjeve institucionale e lobimit ndërkombëtarë, përtej angazhimit për të ruajtuar identitetin e dinjitetin, shqiptarët po hasin në dyer të mbyllura e veshë të shurdhër.
Shteti dhe qeveritë në Beograd nuk kanë as vullnet e as plan për të përmirësuar pozitën tonë.
Prandaj, ka ardhë koha të ngrisim zërin.
Prandaj duhet të protestojmë.
Të gjithë bashkë, pa dallim.
Si shqiptarë të diskriminuar”, thuhet në një shënim të botuar në rrjetin social virtual Facebook nga deputeti shqiptar në parlamentin e Republikës së Serbisë Shaip Kamberi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments