top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DEPUTETI LULZIM BASHA DREJT KRIJIMIT TË NJË PARTIE TË RE: I PREZANTOI ELEKTORATIT LOGON DHE PARRULLËN E RE POLITIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 14, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Pas përfundimit të mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, në të cilën, u vendos për ushtruar rekurs kundër vendimit të Gjykatës të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, deputeti Lulzim Basha prezantoi ndryshimet e logos së Partisë Demokratike të Shqipërisë.

 

Bashkë me parrullën politike “Shqipëria meriton më shumë”, me të cilën u prezantua programi i Partisë Demokratike më 1 qershor 2024, logos së Partisë Demokratike i është shtuar edhe togfjalëshi “DEMOKRATËT EUROATLANTIKË”.

 

Pas një diskutimi të gjatë me strukturat drejturese, deputeti Basha deklaroi se në çdo rast qytetarët dhe qytetaret do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme.

 

DEMOKRATËT EUROATLANTIKË” identifikon tashmë Partinë Demokratike, duke nënvizuar vazhdimin e angazhimeve themelore dhe identitare me të cilat kjo forcë politike ka lindur, si forca e parë properëndimore e pluralizmit shqiptar.

 

Duke mbajtur të qartë edhe një nga dallimet parimore që ishin në qendër të përplasjeve të brendshme që nisën pas shpalljes “non grata” të deputetit nën hetim penal Sali Berisha dhe pezullimin e këtij të fundit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

 

Qëndrim që ka qenë koherent në këto 3 vjet, i cili u nënvizua edhe ditën e sotme nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e akredituar në Republikën e Shqipërisë, ku u shpreh se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar në lidhje me personat e përcaktuar si “non grata”.

 

Në po të njëjtin mesazh, Ambasada e SHBA-ës deklaroi se të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur “non grata” nga SHBA.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page