top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DEPUTETI I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË ERVIN SALIANJI DENONCOI GERON XHAFËN (VËLLAIN E ISH-MINISTRIT TË BRENDSHËM TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË FATMIR XHAFA) | U DËNUA ME 1 VIT BURG.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 26, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për dënimin e deputetit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Ervin Salianji, për shkelje penale të parashikuar si “kallëzim i rremë”.

 

Vepra penale lidhet me denoncimin që deputeti Salianji kreu ndaj Z. Geron Xhafa (ky i fundit vëllait të ish-ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, Fatmir Xhafa).

 

Unë kam bërë një shërbim të madh për interesin publik. Nuk kam bërë një betejë për të vjedhur dhe për të vrarë, por kam bërë një betejë kundër trafikantëve të drogës. Do ta bëj këtë betejë. Në të ardhmen do keni procese jo Babale, por Mamale.


Jam i nderuar, kam një medalje e cila shndrit në të gjithë karrierën politike. Do diskutojmë prapë për ti hyrë procesit në themel.


E gjitha kjo bëhet para para zgjedhjeve. Bëhet për shkak të problematikave që këtë kanë.  Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme, nuk jam i pari që bëj punë. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burgu”, deklaroi deputeti Salianji për ente të ndryshme mediatike.

 

Do të ndjekim të gjitha procedurat e tjera gjyqësore, kjo është një vendimmarrje që në gjykatat shqiptare të ndryshohet”, deklaroi ai ndër të tjera.

 

Në GjAJP deputeti Salianji u shoqërua nga një mori deputetësh të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page